City Center,Scanderbeg Square, Tirana, Albania

Beauregard-header-img
2 Adult, 0 Child
* Garancia me çmim më të mirë
Rezervoni taniCLOSE

Dhomë Dyshe Deluxe

Dhomat Deluxe janë të dizenjuara për t’ju bërë ju të ndjeheni të mirëpritur dhe nën një rehati luksoze. Të vendosura në kate të ndryshme, të gjitha dhomat janë me pamje nga qendra e qytetit – Sheshi Skenderbej – ose nga bulevardi kryesor i qytetit. Mobiljet janë moderne dhe të kombinuara shkëlqyeshem me pëlhura të bukura. Dhomat Deluxe janë të arreduara me një krevat të madh dopio ose me dy krevatë standart tek, telefon, TV LED full HD, 30 kanale televizive falas, sistemin e kontrollit të ajrit të kondicionuar, internet wireless me shpejtësi të lartë falas, kasafortë, tavolinë pune dhe mini-bar me një përzgjedhje të pijeve freskuese, pije alkoolike dhe snacks. Dhomat Deluxe ofrojnë një banjo luksoze mermeri me vaskë dhe dush. Disa dhoma ofrojnë mundësinë e komunikimit ndërmjet tyre.

Facilitetet e dhomave

Ndër të tjera në dhomat e Hotelit do të gjeni:

  • Internet WiFi pa pagesë
  • TV satelitor falas (30 kanale pa pagesë si dhe mundësi plotësimi të kërkesave tuaja për cdo kanal televiziv që ju deshironi)
  • Kasaforte
  • Tavoline Pune
  • Tualet privat me vaskë ose dush
  • Tharëse flokësh
  • Aksesor tualeti
  • Minibar
  • Ajër i kondicionuar qëndror (me kontroll individual)
Ndërkohë, klientët e akomoduar në hotel mund të përfitojnë edhe nga shërbimet e mëposhtme:
  • Frekuentim falas i Pishinës, Palestrës dhe Saunës ne Qendrën SPA,
  • Parking i sigurtë (i survejuar me roje dhe kamera Sigurie 24 orë),
  • Përdorimi i kompjuterit dhe internetit pa pagesë në qendrën e biznesit (shërbim 24 orë),
  • Shërbim Lavanderie.
  • 24orë ndihmë për bagazhet,
  • Shërbim në dhomë,
  • Telefonata zgjimi

Zgjedhja më e mirë - Çmimi më i ulët i garantuar

PRENOTO DIREKT