Suita Deluxe
Sapo të hyni në Suitën tuaj Deluxe ju do të ndjeni atmosferën luksoze. E vendosur në kate të ndryshme, të gjitha Suitat Deluxe janë me pamje nga qendra e qytetit - Sheshi Skënderbej gjithashtu kanë dhe pamje të bulevardit kryesor të qytetit. Mobiluar në mënyrë bashkohore, 4 Suitat Deluxe mirëpresin të ftuarit në një sallë hyrje, me dhomë gjumi të madhe më vete, një dhomë ndenjeje të dekoruar bukur me një tavolinë ngrënieje. Mobiljet janë moderne dhe të kombinuara shkëlqyeshëm me pëlhura të bukura. Suitat Deluxe kanë karakteristika moderne dhe luksoze, krevat të madh dopio, banjo luksoze mermeri me vaskë ose dush, dy telefona, dy LED TV full HD, 30 kanale televizive falas, sistemin e kontrollit të ajrit të kondicionuar, internet wireless me shpejtësi të lartë falas, kasafortë, makinë kafeje me bustine kafe falas dhe mini-bar me një përzgjedhje të pijeve freskuese, pijeve alkoolike dhe snacks.
Facilitetet e dhomave
Ndër të tjera në dhomat e Hotelit do të gjeni:
- Internet WiFi pa pagesë
- TV satelitor falas (30 kanale pa pagesë si dhe mundësi plotësimi të kërkesave tuaja për cdo kanal televiziv që ju deshironi)
- Kasaforte
- Tavoline Pune
- Tualet privat me vaskë ose dush
- Tharëse flokësh
- Aksesor tualeti
- Minibar
- Ajër i kondicionuar qëndror (me kontroll individual)
- Frekuentim falas i Pishinës, Palestrës dhe Saunës ne Qendrën SPA,
- Parking i sigurtë (i survejuar me roje dhe kamera Sigurie 24 orë),
- Përdorimi i kompjuterit dhe internetit pa pagesë në qendrën e biznesit (shërbim 24 orë),
- Shërbim Lavanderie.
- 24orë ndihmë për bagazhet,
- Shërbim në dhomë,
- Telefonata zgjimi
Zgjedhja më e mirë - Çmimi më i ulët i garantuar
PRENOTO DIREKT
- +355 4 223 41 85
- hotel@tiranainternational.com