“CLASSIC” BALCONY & RESTAURANT   

Ne jemi më të mirët në çdo hap që hedhim.

Salla Classic, është padyshim lëvizja që na diferencon. Kjo sallë mbretërore e mëvetsishme, e veshur në ar, shpreh gjithçka: Besnikërinë tonë, premtimin tonë për t’ju dhënë produkte madhështore, dhe më e rendesishmja, dedikimin tone ndaj përsosmërisë.

Salla Classic, tërësisht e re, e stiluar me klas, me ngjyrat blu mbretërore, detajet e florinjtë në sinkron ideal mes thjeshtësisë së të bardhës. Është tepër unike në stilin dhe konfortin e saj, e shoqëruar nga pamja e Tiranës nga veranda, bëjnë që kjo sallë të jetë thjeshtë perfekte.

Me një kapacitet prej 200 personash, është e përshtatshme për një gamë të gjërë aktivitetesh si: konferenca, seminare, trajnime, apo për ceremoni të tjera të veçanta si dasmat, ditëlindjet apo gëzime të tjera familjare.

Në dispozicionin tuaj do të jenë pajisjet e teknologjisë më të fundit për të siguruar një event të sukseshëm.

 

La Pergola Terrace Bar & Restaurant

Eksperienca juaj në Hotel Tirana Internacional nuk do të ishte e plotë pa provuar delikatesat e mrekullueshme të përgatitura nga kuzhinjerët tanë në “La Pergola” Tarrace Bar & Restorant.

Pa dyshim, këtu do të gjeni zgjidhjen më të mire për darkat tuaja familjare apo për drekat e biznesit.

Menuja jonë e pasur dhe e shijshme do të kënaqë çdo shije për një experience unike në tarracën me pamjen me mbreslënëse të kryeqytetit.

 

“Akernia” Restorant

Akernia është Restoranti me sipërfaqe më të madhe në Hotel Tirana Internacional, e cila ofron mundesinë për t'u përdorur dhe arreduar për evente të ndryshme.

Ka ndricim natyral dhe kapaciteti i saj arrin deri në 250 persona.

Restoranti " Akernia" përdoret gjërësisht për dreka dhe darka, festa, dasma, evente sociale, darke gala, ceremoni si dhe Restorant Alla Carte.

 

“Lounge"Kafe Bar

Kthejini Kafe-Barin e Hotelit tonë në vendin tuaj të takimeve apo pushimit.

Një kafe, një lëng i freskët frutash , një kokteil apo një konjak në Tirana Internacional Kafe-Bar, do të kthehet shpejtë në zakonin tuaj të përditëshëm.

Cilësia më e mirë e kafesë në qytet Parking i lehtë dhe i sigurtë Internet wireles pa pagesë në të gjithë ambjentet e Hotelit Pika më e lehtë për tu arritur për këdo.


DerSpiegel en