Oferta speciale - 63 €/personi

Rezervo Tani!
Përfshihet: Mëngjesi, 23% Taksat (Taksa e Qytetit dhe TVSH), Wireles Internet dhe Parkimi. Numri i dhomave të disponueshme është i limituar!
Rezervo Tani

Transporti në Aeroport- Oferte: 35 Euro

Makinat e reja luksoze Mercedes dhe shoferë profesionistë, me një cmim shumë te ulët. 2 Rrugë (Aeroport- Hotel dhe Hotel- Aeroport). Taskat e Përfshira
Rezervoni Tani!

Qënder SPA - Arti i Relaksimit

Mirëqënia juaj është fokusi ynë.
Fitnes, Sauna, Pishinë, Turkish Bath,
Shërbim Masazhi - Për një jetë më produktive!
Lexo më shumë

Mirësevini në Hotel Tirana International & Conference Centre!

Tirana Internacional Hotel & Conference Centre është “Hoteli dhe Qendra e Konferencave” e vetme, më e madhe dhe më prestigjoze në Shqipëri, i pozicionuar në Sheshin Qëndror të Tiranës.
Duke kombinuar një pozicion vërtet strategjik dhe një pamje mbresëlënëse të kryeqytetit të Shqipërisë, Ju garantojmë një qëndrim të paharruar.
I rinovuar plotësisht në Gusht 2015, ky hotel me 4 yje, ofron luksin dhe shërbimin e tij më të mirë.

Një udhëtim në zemër të mikpritjes Shqiptare...

Tirana eshte qyteti i kulturës, historisë dhe traditës. Si një pjesë shumë e rëndësishme e Qendrës së Tiranës, ai ndodhet pranë pikave më atraktive historike e kulturore të qytetit si: Kalasë së Tiranës, Muzeut Kombëtar, Teatrit të Operas dhe Baletit, Galerisë së Arteve dhe Institucioneve kryesore si: Parlamentit, Ministrive, Bankës së Shqipërisë, dhe Bashkisë së Tiranës.
 

Një vizitë kulturore dhe historike në Tiranë është një zgjedhje e mirë për të kaluar pushimet së bashku. Stafi i përkushtuar i recepsionit do tju ndihmojë me Hartën e qytetit (falas) si dhe me informacione të nevojshme për të planifikuar udhëtimin tuaj në pikat më atraktive të qytetit.
Vetëm disa minuta larg stacionit të trenit dhe të gjitha linjave urbane dhe vetem 15 minuta larg aeroportit, për tju dhënë mundësinë të udhëtoni lehtësisht.

Akomodimi në një nga 170 Dhomat dhe Suitat e Hotelit është një eksperiencë unike, me një pamje të mrekullueshme mbi qendrën e Tiranës. Ato ofrojnë larmi në dizajn, madhësi, pamje dhe mobilim për të kënaqur çdo shije.
Dhurojini vetes komoditetin e Dhomave Deluxe dhe shijoni pamjen spektakolare të Sheshit Skënderbej apo Bulevardit, në mes të luksit, për një qëndrim të paharrueshëm.

Kapaciteti i madh akomodues, prej 360 shtretër dhe dhoma të një standarti të lartë, bën të mundur cmimet më ekonomike për grupe të mëdha biznesi apo turistësh, grupe me buxhet të ulët apo individë.
Si Hotel Biznesi, më i rëndësishmi në Tiranë, ofron për Kompanitë kontrata afatgjata me cmimet më të mira. Pozicioni unik i Tirana Internacional Hotel në Qendër të kryeqytetit shqiptar, u jep dhomave të tij një vlerë të jashtëzakonshme.

Tirana Internacional Hotel & Conference Centre, është Qendra më e madhe dhe e vetme e Konferencave në Shqipëri, si dhe destinacioni perfekt për të mirëpritur takimin, konferencën apo eventin tuaj. Nuk ka rëndësi madhësia apo qëllimi, nga konferencat deri tek panairet, nga banketet deri tek kongreset, nga festimet e deri tek ceremonitë e çdo lloji, me teknologjinë më të avancuar dhe shërbimin cilësor të kateringut, do t’ju ndihmojmë t’a bëni eventin tuaj të paharueshëm.

15 salla konferencash multifuksionale në një hapësirë totale prej 3000 m2, të dizenjuara dhe arreduara me kujdes të vecantë ndaj detajeve, mundësojne organizimin perfekt të çdo eventi. Me kapacitet deri 2200 persona, të gjitha sallat kombinojnë funksionalitetin, stilin dhe teknologjinë më të fundit me shërbimin më të lartë e profesional.

"La Pergola" Bar & Restorant

“La Pergola” Tarracë Bar-Restaurant ju mirëpret të provoni ushqimet e shijshme, ndërkohë që ju ofron zgjedhjen më të mirë për një kafe, një drekë apo darkë me familjen, miqtë dhe kolegët tuaj! "La Pergola" Restoranti Tarracë ju ofron një atmosferë relaksuese me një pamje mbresëlënëse mbi qëndrën e Tiranës.

Restoranti i Ri “Classic” – Një zgjedhje e artë për një trajtim të artë!

Është tashmë gati, me një kapacitet deri në 200 persona. Dekoruar mrekullisht me detajet më të fundit për të ofruar një shërbim mbretëror, së bashku me verandën e tij, ofron një pamje të pakrahasueshme të qendrës së Tiranës.

“Lounge” Bar...

Nëse kërkoni vëndin ideal për të kaluar disa momente relaksi në shoqërinë e miqve, partnerëve tuaj në biznes apo familjarëve, “Lounge” Bar në Tirana Internacional Hotel do të bëhet vendi juaj i preferuar.
Ambjentet e brendshme dhe të jashtme tepër komode dhe moderne, shërbimi profesional i stafit, përzgjedhja e ëmbëlsirave dhe pijeve do ti bëjnë momentet tuaja më të këndshme.

✔ 170 Dhoma ku perfshihen: 54 Dhoma Deluxe, 4 Suita Deluxe
✔ 15 Salla konferencash me kapacitet deri në 500 pjesëmarrës
✔ 2 Salla festive me kapacitet të madh
✔ 3 Salla private ngrënieje
✔ “La Pergola” Terrace Bar & Restorant
✔ “Classic” Balcony Restaurant
✔ 3 Salla për Dasma
✔ Lounge Bar
✔ Qëndër SPA
✔ Banjo Turke
✔ Shumëllojshmëri masazhesh
✔ Pishinë e brendshme
✔ Palestër
✔ Sauna
✔ Sallon bukurie
✔ Club Nate
✔ Shërbim TAXI profesional
✔ Parkim i sigurtë falas
✔ Internet Wireless falas
✔ Qendër Biznesi

Hotel Tirana Internacional & Conference Center është në pronësi dhe menaxhim të plotë të kompanisë "Geci" sh.p.k, me Pronar të Vetëm dhe Drejtor të Përgjithshëm Z. Ram Geci. Themeluar në vitin 1994, "Geci" sh.p.k është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, me aktivitet kryesor ndërtim infrastrukture.

Lexo Më Shumë

Qëndra e Konferencave

Qëndra më e madhe e Konferencave në Shqipëri
Me më shumë se 30 vjet eksperiencë në organizimin e eventeve, Hotel Tirana International & Conference Centre zotëron hapësirat dhe alternativat për të organizuar...
Lexo më shumë

Një Dasmë e Paharrueshme

Për ditën tuaj të veçantë ... Ne Kujdesemi! Imagjinoni dasmën tuaj. Një festë intime në një ambjent magjik.
Lexo më shumë

“Classic” Balcony & Restaurant

Ne vijojmë të përmirësohemi në çdo hap që hedhim. Salla Classic, është padyshim lëvizja që na diferencon. Kjo sallë mbretërore e mëvetsishme, e veshur në ar, shpreh gjithçka: Besnikërinë tonë, premtimin tonë
Lexo më shumë


DerSpiegel en